Bajqinovci godet Osmanin: Ne jemi me qytetarin çdo ditë e jo si ata që shfaqen çdo 5 vite e kur ju duhen votat
Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci i ka reaguar ish-presidentes Vjosa Osmani e cila me të përfunduar mandatin e saj nisi të takoj qytetarët anembanë vendit. Deputeti Bajqinovci deklaroi se janë me qytetarët çdo ditë jo vetëm kur u duhen votat. “Duke dëgjuar çdo hall tuajin, e jo si ata që shfaqen çdo pesë vite. Nuk…
Lajme
Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci i ka reaguar ish-presidentes Vjosa Osmani e cila me të përfunduar mandatin e saj nisi të takoj qytetarët anembanë vendit.
Deputeti Bajqinovci deklaroi se janë me qytetarët çdo ditë jo vetëm kur u duhen votat.
“Duke dëgjuar çdo hall tuajin, e jo si ata që shfaqen çdo pesë vite. Nuk jemi me ju vetëm kur u dhen votat, por jemi çdo ditë”,tha Bajqinovci, transmeton lajmi.net.
Ndryshe Vjosa Osmani sot reagoi përmes një video në të cilën tha se po e “kritikojë” se po takon tani qytetarët, por sipas saj ajo i takoi gjithë kohës duke shfaqur disa fotografi e video që ishin në kuadër të aktiviteteve në Presidencën e Kosovës gjatë mandatit që la pas./Lajmi.net/