Ardian Gjini gati për të kandiduar për Kryeministër: AAK është gati dhe s’ka të bëjë me pragun, por me i dhënë vendit qeveri normale
Në takimin me u.d presidenten Albulena Haxhiu në lidhje me caktimin e datës së zgjedhjeve AAK-ja u përfaqësua nga Ardian Gjini, i cili edhe do të jetë kandidat për kryeministër nga kjo parti. Pas takimit konsultativ me partitë politike, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, dhe përfaqësuesit e partive duket se kanë arritur konsensus…
Lajme
Në takimin me u.d presidenten Albulena Haxhiu në lidhje me caktimin e datës së zgjedhjeve AAK-ja u përfaqësua nga Ardian Gjini, i cili edhe do të jetë kandidat për kryeministër nga kjo parti.
Pas takimit konsultativ me partitë politike, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, dhe përfaqësuesit e partive duket se kanë arritur konsensus që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 7 qershor.
Kryetari i Gjakovës tha se kjo datë shihet si një mundësi për stabilitetin e vendit dhe për avancimin e proceseve demokratike
Në lidhje me këtë çështje, Gjini deklaroi se vendimet në AAK i merr Këshilli Drejtues.
“Unë jam i propozuar për kryeministër dhe bartës të listës por duhet me prit vendimin e këshillit drejtues. Unë jam këtu fiks para 12 vjetëve. Aleanca është duke u bë gati për një betejë, e s’ka të bëjë me prag ose me kurrgjë tjetër, por me ia dhënë Kosovës një qeveri normale e që ka fjalët e buta e punët serioze”, deklaroi Gjini, transmeton lajmi.net.
Gjini u shpreh shumë optimist në lidhje me kandidimin e AAK-së, ku tha se Kosova e ka shansin e po bëhen gati me i dhënë Kosovës shans të jashtëzakonshëm dhe beson se do e shohin shpesh.
“Me datë 24 maj Aleanca mbanë takimin e përgjithshëm, e me 24 maj do të konfirmohen strukturat e reja. Jemi përgatitur me garu vetëm edhe me i dhënë Kosovës dalje”./Lajmi.net/