Bedri Hamza dhe Jehona Lushaku arrijnë tek presidenca për takimin me Albulena Haxhiun

Në objektin e presidencës së Kosovës kanë filluar tanimë të mblidhen përfaqësuesit e partive politike në vend. I pari që ka arritur në presidencë është kryetari i PDK-së, Bedri Hamza. Hamza dhe të tjerët do të takohen sot me u.d presidenten e vendit, Albulena Haxhiu për të diskutuar në lidhje me shpalljen e zgjedhjeve. Pas…

Lajme

30/04/2026 15:00

Në objektin e presidencës së Kosovës kanë filluar tanimë të mblidhen përfaqësuesit e partive politike në vend.

I pari që ka arritur në presidencë është kryetari i PDK-së, Bedri Hamza.

Hamza dhe të tjerët do të takohen sot me u.d presidenten e vendit, Albulena Haxhiu për të diskutuar në lidhje me shpalljen e zgjedhjeve. Pas tij në takim arriti edhe Jehona Lushaku-Sadriu nga LDK dhe Duda Balje.

Pas mos-arritjes së zgjedhjes së presidentit dhe shpërndarjes së Kuvendit mbetet që Haxhiu të caktojë datën e zgjedhjeve.

Dy datat që pritet të diskutohen janë 31 maj dhe 7 qershor./Lajmi.net/