Bajqinovci flet në mënyrë dëshirore: Mbi 80% e mërgatës do t’a votojnë Albin Kurtin dhe LVV-në në zgjedhjet e 28 dhjetorit
Kandidati i VV-së për deputet, Mefail Bajqinovci beson se 250 mijë qytetarë të Kosovës do të vijnë nga diaspora për të votuar në Kosovës dhe sipas tij mbi 80% e mërgatës do të votojnë Lëvizjen Vetëvendosje. Ai potencoi se diaspora do t’a votojë masivisht Albin Kurtin. “Për ne është e rëndësishme që t’i fitojmë zgjedhjet…
Lajme
Kandidati i VV-së për deputet, Mefail Bajqinovci beson se 250 mijë qytetarë të Kosovës do të vijnë nga diaspora për të votuar në Kosovës dhe sipas tij mbi 80% e mërgatës do të votojnë Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai potencoi se diaspora do t’a votojë masivisht Albin Kurtin.
“Për ne është e rëndësishme që t’i fitojmë zgjedhjet ashtu siç i kemi fituar në vitin 2021. Rreth 250 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës do të vijnë gjatë pushimeve këtu dhe mërgata ka tregu që do të vjen dhe do të voton mbi 80% për Lëvizjen Vetëvendosje. Argumenti im është kjo…’pse ata, partitë ish-opozitare, kishin frikë që të shkojnë në zgjedhje me 28 dhjetor, dolën me deklarata kundër që të shkohet me datën 28 dhjetor kur e caktoi Presidentja’. Pati akuza që të shtyhet ose në janar ose të jetë me datën 21. Frika e tyre është se e dinë se mërgata është mbi 90% me Lëvizjen Vetëvendosje, se cila do të jetë e verteta do t’a shihni me datën 28. Unë isha edhe në Zvicer por edhe në Gjermani, e kam parë me sytë e mi duke hipur nga aeroporti e deri në zbritje. Unë si deputet i thjeshtë i Republikës së Kosovës kam patur më shumë takime dhe tubime të mëdha se sa një lider i një partie opozitare”
“Mërgata do të vijë masivisht në Kosovë dhe do t’a voton kryeministrin Kurti. Frika e opozitës, keni parë edhe deklaratat e tyre, kanë qenë kundër mërgatës duke e pengu përmes KQZ-së. Kur të dalësh kundër datës 28 del kundër mërgatës sepse mërgata është me shumicë këtu. Partitë ish-opozitare patën frikë dhe dolën hapur, po të ishin mërgata me opozitën ata do të dilnin, pastaj kur e panë se përfundoi gjithçka bënin apel “Ejani” duke e ditur se ata nuk e duan mërgatën dhe po e pengojnë me vendime të ndryshme përmes subjekteve politike në KQZ që janë shumicë dhe ju po i shihni edhe vendimet të cilat merren dhe nuk po e lejojnë mërgatën të kenë edhe pjesë të tjera të institucioneve ku mund të votojnë por vetëm nëpër Ambasada i cili është numër shumë i kufizuar” tha Bajqinovci