Bajqinovci e thotë mes rreshtash pse u rikthyen në media: Shumë analista menduan se për këtë arsye nuk arritëm 50%
Kandidati për deputet i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë mes rreshtash arsyen se pse zyrtarët e lartë të VV-së u rikthyen në intervista në mediat që gjatë mandatit qeverisës i quanin “bashkëpunëtorë të Serbisë”. Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se analistët ishin të bindur se arsyeja pse në shkurt nuk…
Lajme
Kandidati për deputet i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë mes rreshtash arsyen se pse zyrtarët e lartë të VV-së u rikthyen në intervista në mediat që gjatë mandatit qeverisës i quanin “bashkëpunëtorë të Serbisë”.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se analistët ishin të bindur se arsyeja pse në shkurt nuk i arritën 50%, ishte pse nuk ishin të pranishëm në media.
“Po e shoh një nervozë në rrethet e analistëve për praninë e LVV-së në media. Shumë prej tyre kanë qenë të bindur që arsyeja pse ne nuk kemi arritur 50% në zgjedhjet e shkurtit ka qenë pikërisht sepse nuk kemi qenë aq të pranishëm herën e kaluar në media. Tash po kanë frikë që e kanë pasur mirë”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.
Si duket, anëtarët e VV-së i kanë “dëgjuar” analistët, pasi që ende pa filluar fushata, kandidati për kryeministër, Albin Kurti dha intervistë, më pas Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Artane Rizvanolli e të tjerë. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i tij: