‘Bad News Eagles’ leksione brazilianëve të ‘Imperial’ – kosovarët marrin fitoren e dytë

Skuadra kosovare e CS:GO, ‘Bad News Eagles’ kanë bërë një paraqitje perfektë ndaj ‘Imperial’.

Sport

10/05/2022 12:52

Brazilianët e ‘Imperial’ ndonëse mjaft kualitativ, kanë hasur në telashe të mëdha përballë kosovarëve të ‘Bad News Eagles’, përcjell lajmi.net.

Kosovarët arritën të marrin një fitore bindëse, me rezultatin 16:12

Ata krijuan një epërsi solide qysh në fillim, duke shkuar në një seri perfektë për 10:1.

BNE morën mbrëmë një fitore dhe një humbje, kurse sot kanë regjistruar edhe fitoren e dytë. /Lajmi.net/