Avokatja e sulmuesit të autobusit të Serbisë, tregon pse u lirua ai

Gjykata e Tiranës vendosi për t'a liruar Qeleshin, i cili e kishte sulmuar autobusin e Serbisë me gurë, ndërsa masa e dhënë për të ishte 'detyrim me paraqitje.

Sport

11/10/2015 16:44

Avokatja e Marsel Qeleshit ka treguar pse klientit të saj i është shqiptuar vetëm masa ‘detyrim me paraqitje’.

“Marseli ishte për tri vepra penale që ishin kundërvajtje penale dhe masa e sigurimit ‘arrest me burg’ ishte tepër e rëndë”.

“Faktikisht, ai pranoi edhe para gjykatës edhe për moshën e re që ka që atë veprim e kishte kryer për shkak të pasojave që ka pas skuadra jonë në Serbi”.

“Në momentin e kalimit të autobusit të kombëtares serbe, personi në hetim deklaroi para gjykatës se kishte pirë edhe nja dy birra dhe ishte edhe një fakt që ndikon te gjykata për t’i dhënë këtë masë sigurimi”, ka treguar avokatja, transmeton Panorama