AUV heq nga tregu ëmbëlsirat xhelatinoze të prodhuara në Japoni

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. ka njoftuar se përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), kanë pranuar njoftimin nr. 2026.1424 lidhur me rrezikun e mundshëm nga konsumimi i karameleve me xhelatin (Hello Kitty Apfel Koniac Gelee), të prodhuara nga Sanrio Co., LTD. në Tokio, Japoni dhe eksportuar nga Holanda.…

Lajme

23/02/2026 14:21

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. ka njoftuar se përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), kanë pranuar njoftimin nr. 2026.1424 lidhur me rrezikun e mundshëm nga konsumimi i karameleve me xhelatin (Hello Kitty Apfel Koniac Gelee), të prodhuara nga Sanrio Co., LTD. në Tokio, Japoni dhe eksportuar nga Holanda.

Për shkak të rrezikut të mundshëm për shëndetin e konsumatorëve, AUV ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme të këtij produkti nga tregu dhe asgjësimin e tij.

“Të gjitha bizneset që kanë në shitje këtë produkt, me datën e skadimit 11/06/2026 dhe peshë 150g, duhet të ndalojnë menjëherë shitjen dhe t’i kthejnë ato në deponitë nga e janë furnizuar. Po ashtu, konsumatorët që i kanë blerë këto produkte janë të këshilluar të mos i përdorin. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbeten të përkushtuara në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe në zbatimin e masave parandaluese dhe kontrolluese, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve në Republikën e Kosovës”, ka njoftuar AUV. /Lajmi.net/