Autoritetet shëndetësore, kundër La Ligas: E pamundur të luhet futboll në verë
Në Spanjë, autoritet mjekësore janë kundër rifillimit të kampionatit, duke marrë në konsideratë kushtet aktuale të pandemisë së Koronavirusit. Antonio Zapatero, drejtor i spitalit kryesor të kryeqytetit Madrid, i bashkohet korit të ekspertëve, që thonë se janë pesimistë për mundësinë të një rikthimi të futbollit të luajtur brenda një kohe të shkurtër.
Sport
Zapatero nuk e fsheh pesimizmin e tij, i cili bie ndesh me dëshirën e La Liga dhe Federatës Spanjolle të Futbollit.
“Unë mendoj se është e pamundur që të mund të kthehemi në fushë këtë verë. Testi nuk është zgjidhja, ama zgjidhja do të varet nga rezultati i testit. Nëse zbuloni se nuk keni antitrupa, jeni të ndjeshëm ndaj infeksioneve.”
Më tej Zopatero sqaron se sa e rrezikshme është që futbollistët të zbresin në fushë, kur shumë prej tyre mund ta kenë virusin, por janë asimptomatikë.
“Në periudhën asimptomatike, deri në dy ditë e gjysmë para simptomave dhe deri në gjysmë dite para fillimit të simptomave, ngarkesa virale është maksimale dhe mbajtja e distancës në fushë nuk është e mundur. Të luash futboll në muajt e ardhshëm, mendoj se është e pamundur”./SS/