Autizmi nuk i ka rrënjët në ADN

Ekziston një keqkuptim sikur këto çrregullime janë pasojë e një mjedisi të keq intestinal.

Lifestyle

28/06/2019 09:39

Në ditët e sotme mendohet se mbipopullimi i mykut “Candida”, kërpudhave dhe baktereve jo të mira janë fajtore për hiperaktivitetin, mungesën e vëmendjes, impulsivitetin ose sjelljet antisociale te fëmijë, raporton “Telegrafi.com”.

Përmirësimi i florës intestinale do të përmirësojë shëndetin mendor dhe do të qetësojë simptomat e tyre.

Kjo teori është thjesht një devijim nga ajo që po ndodh vërtet.

Hiperaktiviteti dhe autizmi lindin kryesisht nga akumulimi i merkurit dhe aluminit në ventrikulin kryesor të trurit, atë që ndan dy hemisferat e trurit.

Ju mund të mendoni se një intoksikim i tillë mund të jetë i pamundur në një moshë të re, por mos harroni se merkuri është një neurotoksinë që i shpëton vëmendjes së mjekëve.

Komunitetet mjekësore duhet të zgjohen sa më shpejt nga gjumi letargjik që u ka mbyllur sytë përballë këtij kontaminimi.

Hiperaktiviteti dhe autizmi nuk kanë lidhje me trashëgiminë gjenetike. T’ia hedhësh fajin ADN-së duket sikur fajëson fëmijën që vuan nga këto çrregullime, dhe kjo është e turpshme.

Nëse këto dy sëmundje shfaqen në familje, atëherë kjo ndodh për shkak të përçimit të merkurit nga njëri brez te tjetri dhe ekspozimit të familjes ndaj metaleve të rënda toksike.