Australi: Një ari koala ‘akuzohet’ për tentim vjedhje të veturës (FOTO)

Koala që provoi të vidhte Land Rover’in (FOTO) Një djalosh 15 vjeçar në Australi kur u kthye nga shkolla në shtëpi, pa diçka të ‘tmerrrueshme’. Land Rover’i i familjes së tij ishte gati të plaçkitej – nga një ari Koala. Sam Boz, i cili jeton në një fermë delesh në Viktoria, i tha një agjensioni…

Fun

25/02/2015 09:39

Koala që provoi të vidhte Land Rover’in (FOTO)
Një djalosh 15 vjeçar në Australi kur u kthye nga shkolla në shtëpi, pa diçka të ‘tmerrrueshme’. Land Rover’i i familjes së tij ishte gati të plaçkitej – nga një ari Koala.

Sam Boz, i cili jeton në një fermë delesh në Viktoria, i tha një agjensioni lokal të lajmeve se sapo kishte zbritur nga autobusi i shkollës ishte përshëndetur nga një Koala e cila e kishte kapur shtrëngueshëm timonin e veturës së familjes dhe po ‘mundohej të voziste’.
“Po më shikonte mua, nëse unë po e shihja çka ishte duke bërë,” tha ai.
“E hapa derën e veturës, por ai doli jashtë dhe iku.”

Fatmirësisht askush nuk është arrestuar. (lajmi.net)

FOTO:

amnesty-intl-logo YT