Audi zbulon A8 të blinduar, duket e “frikshme”
Si në rastin e paraardhësit të tij, është një mjet i blinduar prestigjioz, por tani me një ndryshim të rëndësishëm.
Auto & Tek
Modeli paraqitet aktualisht vetëm për publikun rus, dhe në vend të një njoftimi zyrtar, Audi publikoi vetëm një broshurë promovuese në faqen e saj të internetit, transmeton Telegrafi.
Me përjashtim të dritave LED blu, makina nuk është vizualisht e ndryshme nga standardi A8 L. Por ajo që e bën atë të veçantë është përmbajtja e saj, pra forca të blinduara.
Mjafton të themi se kjo Audi peshon 3,875 kg në peshore, ose rreth 1.7 ton më shumë se origjinali. Sigurisht, shumica e saj shkon në armaturë, dhe sisteme shtesë siç është sistemi për shuarjen e zjarreve.
Fundi i rezervuarit të karburantit gjithashtu kontribuojnë në shtimin në peshë të kësaj makine.
Nëse ndodh një aksident dhe dera nuk mund të hapet, është e mundur të aktivizoni një sistem piroteknik të shpërthimeve të kontrolluara nga kabina, i cili do të prishë nyjet e derës.
Për më tepër, në rast të ndotjes së ajrit ose sulmit nga ndonjë helm lufte në makinë, furnizimi i ajrit nga mjedisi mund të mbyllet dhe furnizimi i oksigjenit nga rezervuari mund të sigurohet.
Motori W12 është një gjë e së kaluarës dhe nuk ofrohet më në këtë Audi. Përkundrazi, është dy-turbo V8 i njohur nga S8, që do të thotë 571 kuaj fuqi dhe 800 Nm.
Kjo makinë shpejtësinë në 100 km / orë e arrin në vetëm 6.3 sekonda, dhe shpejtësia maksimale është e kufizuar në 210 km / orë.
Mendohet se çmimi i kësaj makine është rreth 700,000 euro.