Ja sa vetura të “Audi” janë ndikuar nga skandali i VW-së

Marka e njohur e Grupit Volkswagen, Audi, ka njoftuar se 2.1 milion vetura të saj janë të ndikuara nga skandali që ka shpërthyer ditë më parë.

Auto & Tek

30/09/2015 10:13

Audi TDI në SHBA ka 13.000 modele me naftë të cilat mund të janë të pajisura me sistemin e veçantë të krijuar për të mashtruar në testet e emisioneve të gazrave.

Disa orë më herët, Audi ka konfirmuar se 2.1 milionë vetura të saj janë të pajisura me sistemin e veçantë të krijuar për të mashtruar në testet e emisioneve të gazrave.

1.42 milion vetura nga kjo shifër janë të shitura në Evropën perëndimore. Po ashtu, brendi Volkswagen ka njoftuar javën e kaluar se 5 milionë vetura të tij janë me këtë sistem.

Në probleme është edhe Porsche dhe brendi SEAT. Afër 11 milionë vetura janë të prekura nga skandali që shpërtheu te Volkswageni.

Skandali në Volkswagen ka qenë gjithmonë i kuptueshëm për përfshirjen e disa markave nën ombrellën VW Automotive Group, por kohët e fundit, numri i Audi i prekur nga software për mashtrimin e gazrave, është menduar të jetë më i vogël dhe i mbyllur në një model të vetëm.

Por pjesa tjetër e automjeteve Audi që është prekur në mbarë botën përfshijnë modelet A1, A4, A5, A6, TT, Q3 dhe Q5.