Aubameyang: Na mungoi intensiteti në pjesën e parë – Dembele duhet të qëndrojë, ai më njeh mirë

Pierre Emerick Aubameyang ka dhënë vlerësimet e tij për paraqitjen e skuadrës së Barcelonës, pas fitores ndaj Levante.

Sport

10/04/2022 23:49

Auba ishte në mesin e realizatorëve në këtë ndeshje ku u shënuan pesë gola (2:3).

Ylli nga Gaboni beson se skuadrës i mungoi ritmi në pjesën e parë, kurse disa fjalë tha edhe për asistuesin e tij, Ousmane Dembele.

“Sot na mungoi intensiteti në pjesën e parë, por në pjesën e dytë ishim shumë më mirë. Kur kemi intensitet, fitojmë ndeshjen”, ka thënë Aubameyang, transmeton lajmi.net.

“Ousmane më njeh mirë. Unë gjithmonë jam gati kur ai është në të djathtën. Mund të bëj më shumë. Në pjesën e parë nuk luajta mirë, por në pjesën e dytë isha diçka më mirë. Dembele duhet të qëndrojë”, shtoi ish-anëtari i Arsenal.

Me golin e sotëm, Aubameyang shkon në tetë gola në nëntë paraqitje dhe është realizatori më i mirë në La Liga, nëse llogaritën vetëm ndeshjet prej momentit kur ai debutoi. /Lajmi.net/