Aubameyang është pensionuar nga kombëtarja gaboneze

Pierre-Emerick Aubameyang është pensionuar nga kombëtarja e Gabonit.

Sport

19/05/2022 20:50

Aubameyang i ka dhënë fund periudhës 13 vjeçare me Gabonin.

Këtë e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Gabonit (Fegafoot), duke njoftuar se kishin marrë një letër nga Aubameyang për të njoftuar vendimin e tij.

“Pas 13 vitesh që përfaqësoj vendin tim me krenari, dua t’ju ​​them se po i jap fund karrierës sime ndërkombëtare.

Dëshiroj të falënderoj popullin gabonez dhe të gjithë ata që më kanë mbështetur në kohët e mira dhe në ato të këqija.

Do të kem gjithmonë kujtime të shkëlqyera si dita kur bëra debutimin tim, apo dita kur u ktheva nga Nigeria me çmimin Lojtari Afrikan i Vitit.

Dua të falënderoj babanë tim që më bëri të dëshiroj të jem si ai dhe shpresoj se e kam bërë krenar që ka veshur ngjyrat tona”, thuhej në letrën e Aubameyang.

Gaboni arriti në çerekfinale të Kupës së Kombeve në vitin 2012, ku golashënues ishte Auba me tri gola./Lajmi.net/