Atletico ‘thumbon’ Realin pas ankesave të shumta: Disa janë mësuar ta kenë gjithmonë erën në favor

Atletico Madrid ka 'thumbuar' rivalin lokal, Real Madrid pas ankesave të shumta që ka bërë klubi.

Sport

08/03/2021 16:44

Dje, derbi madrilen përfundoi me rezultat 1 – 1, derisa “Los Blancos” janë ankuar për një penallti që nuk u dha nga arbitri, transmeton lajmi.net.

Real ishte plotësisht i zemëruar me arbitrin kryesor, Alejandro Hernandez që nuk dha penallti për një prekje me dorë.

Ndërsa, së fundmi, Atletico ka postuar një ‘thumbim’ në rrjetin social, Twitter.

“Ata e kritikojnë edhe suksesin… Disa janë mësuar ta kenë gjithmonë erën në favor”, shkruhet aty.

Nëse shohim tabelën momentale, Atletico është lider me 59 pikë, tri më shumë se Barcelona dhe pesë me shumë se Reali, derisa kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar./Lajmi.net/