Atletico në bisedime me Icardi

Atletico Madrid ka kthyer vëmendjen kah Mauro Icardi.

Sport

17/04/2020 22:15

Skuadra nga Madridi është duke kërkuar një lojtar për fazën e sulmit qysh nga merkatoja e janarit, dhe një lëvizje të tillë pritet ta finalizojnë gjatë verës.

Me Diego Costa që po shkon drejt fundit të karrierës së tij, Diego Simeone po synon që të afrojë një sulues tjetër në ‘Wanda Metropolitano’.

‘Tuttosport’ raporton se Simeone ka qenë në kontakt me agjenten e Icardi, Wanda Nara, transmeton lajmi.net.

Argjentinasi pëlqehet shumë nga trajenri i Atleti dhe mund të përfundojë në La Liga, gjatë merkatos së verës.

Icardi lidhet edhe me kalimin e mundshëm te Juventus, por duket se do të jetë garë e madhe për lojtarin. /Lajmi.net/