Atletico mbeten të interesuar për Lacazetten

Atletico Madrid është ende i 'etur' për nënshkrimin e sulmuesit të Arsenalit, Alexandre Lacazette, sipas 'La Razon'.

Sport

08/11/2021 18:49

Gjigantët spanjollë e humbën 30-vjeçarin gjatë verës, por ai do të bëhet i disponueshëm si një transferim i lirë kur kontrata e tij të skadojë në fund të sezonit.

Arsenali ende nuk ka treguar ndonjë shenjë për t’i ofruar kushte të reja Lacazette dhe ai është i hapur për një lëvizje në Spanjë, me Atletico të vendosur për të zyrtarizuar interesin e tyre në vitin e ri.

Klubi spanjoll gjitashtu ende nuk i kanë ofruar një kontratë rinovimi sulmuesit Luis Suarez, kontrata e të cilit skadon në verën e vitit 2022 dhe uruguajani ka deklaruar se është i ‘etur’ për të vazhduar me skuadrën madrilene. /Lajmi.net