Atletico Madrid triumfon ndaj Portos dhe kualifikohet tutje, Dortmund ‘demolon’ Besiktasin

Atletico Madrid është kualifikuar në fazën e eliminimit direkt me fitore ndaj Portos.

Sport

07/12/2021 22:55

“Los Rijoblancos” triumfuan me rezultat 1 – 3 si mysafir i skuadrës portugeze, shkruan lajmi.net.

Dy skuadrat nuk shënuan asnjë gol në pjesën e parë, pavarësisht rasteve të shumta.

Ishte Antoine Griezmann që kaloi Atleticon në epërsi, një minutë pasi nisi pjesa e dytë pas një asistimi të Lemar (56′).

Problemet për Atleticon nisi kur Carrasco u ndëshkua direkt me të kuq (67′), por pastaj edhe Porto mbeti me 10 lojtarë në fushë kur Wendell pas një përplasje arbitri e ndëshkoi me të kuq gjithashtu.

Atletico ia doli të shënoi dy herë të tjera krejtë në fund. Angel Correa pas një asistimi të Griezmann dyfishoi epërsinë (90′), derisa dy minuta më vonë fitoren e vulosi De Paul (90+2).

E tëra që bëri Porto, ishte goli i nderit i shënuar nga Oliveria nga pika e bardhë (90+6).

Me këtë fitore, Atletico kualifikohet si pozitë e dytë nga grupi B me shtatë pikë, derisa Porto do marrë pjesë në Ligën e Evropës.

Rezultatet e tjera./Lajmi.net/