Atletico Madrid shfaq interesim për Vlahovicin

Klubi spanjoll po synon transferimin e Dusan Vlahovic.

Sport

12/08/2021 16:07

Atletico Madrid e ka si objektiv transferimin e Vlahovic në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Sipas ‘Sky Sport Italia’, Atletico ka dërguar ofertë prej 50 milionë euro plus bonuse në drejtim të Fiorentinas për futbollistin e saj.

Megjithatë klubi italian është duke kërkuar të paktën 70 milionë euro për ta lënë të lirë sulmuesin të largohet.

21-vjeçari, realizoi 21 gola në 37 paraqitje në Serie A sezonin e kaluar, duke tërhequr kështu vëmendjen e shumë klubeve evropiane për të.

Interesim për serbin ka shfaqur edhe skuadra e Interit. /Lajmi.net/