Atletico Madrid refuzoi shitjen e Trippier në ditën e fundit të afatit kalimtar

Atletico Madrid thuhet se ka refuzuar shansin për të transferuar yllin e Manchester Unitedit, Kieran Trippier.

Sport

01/09/2021 13:58

United gjatë tërë verës provoi nënshkrimin me anglezin, por marrëveshja nuk u arrit, transmeton lajmi.net.

Sipas Daily Star, “Los Rijoblancos” refuzuan ofertën e Unitedit me vlerë 18 milionë funte në ditën e funditë të afatit kalimtar.

Atletico e vlerëson 30-vjeçarin në vlerë 30 milionë funte dhe trajneri Diego Simeone nuk pranonte që lojtarit t’i zbritet vlera në 11 orët e fundit.

Meqenëse, transferimi i Trippier nuk ndodhi, United nga ana tjetër refuzoi shitjen e Diogo Dalot dhe vendosi ta mbajë në skuadër./Lajmi.net/