Atletico Madrid pëson humbje nga Bilbao

Atletico Madridi ka pësuar disfatë në ndeshjen e xhiros 34 në La Liga, ndaj Athletic Bilbaos.

Sport

30/04/2022 22:54

Athletic Bilbao mposhti Atletico Madridin me rezultat 2:0.

Ekipi i Diego Simeones ka dështuar të marrë fitore në ndeshjen e kësaj xhiroje ndaj Bilbaos, kështu qëndron në vendin e katërt në tabelë.

Ishte Hermoso në minutën e 8` i cili shënoi në portën e tij, për t`ia dhurua epërsinë Bilbaos.

Pjesa e parë u mbyll me atë rezultat, shkruan lajmi.net.

Edhe në pjesën e dytë ekipi vendas zhvilloi paraqitje më të mirë. Po rridhte minuta e 56` kur Williams shënoi për të dyfishuar rezultatin.

Atletico Madrid nuk arriti të bëjë asgjë në këtë takim.

Pas kësaj humbje ekipi i Diego Simeones qëndron në vendin e katërt me 61 pikë, ndërsa Bilbao në pozitën e tetë me 51 sosh./Lajmi.net/