Atletico Madrid përgatit kontratë të re për yllin e Chelseas

Atletico Madrid është duke shprehur interesim për mbrojtësin e Chelseas, Marcos Alonso.

Sport

07/10/2021 14:26

Alonso është bërë ndër lojtarët kryesorë nën urdhrat e Thomas Tuchel, duke zënë vendin titullar para Ben Chilwell, transmeton lajmi.net.

Alonso ka ambicie të luajë për Spanjën, andaj do t’i duhet të vazhdojë të jetë gjithmonë nga minuta e parë.

Në rast që humb pozitën e titullarit, Atletico Madrid do t’i ofrojë ‘shpëtimin’, ngase Todo Fichajes raporton se gjiganti spanjoll është duke shikuar situatën.

Kontrata e Alonsos skadon në vitin 2023 dhe për momentin nuk ka negociata për rinovim.

Ndërkohë, Chelsea do ishte e hapur ta lejonte shitjen, në rast që ka ndonjë ofertë me vlerë të mjaftueshme./Lajmi.net/