Atletico Madrid arrin marrëveshje të plotë për zëvendësuesin e Trippier
Atletico Madrid ka arritur marrëveshje të plotë për yllin e Valencias, Daniel Wass.
Sport
Wass është zgjedhur si pasuesi i Kieran Trippier, që u largua nga Atletico për kalimin te Newcastle United më herët këtë muaj, transmeton lajmi.net.
Trippier ishte sukses në “Wanda Metripolitano”, por donte rikthimin në Angli dhe këtë gjë nuk ia ndaloi klubi,
Atletico ka rikthyer vëmendjen te Wass, që mund të luajë si mesfushor dhe mbrojtës i krahut të majtë, derisa raportohet se marrëveshja është kompletuar.
Sipas Diario AS, marrëveshja do zyrtarizohet sapo Valencia të gjejë një pasues për Wass.
Ndërkohë, raportohet se edhe futbollisti është i hapur për kalimin te “Los Rijoblancos”./Lajmi.net/