Atletico kalon me lehtësi në raundin tjetër të ‘Copa del Rey’
Atletico Madrid ka triumfuar me rezultat të thellë si mysafir i skuadrës Rayo Majadahonda.
Sport
Djelmoshat e Simeones kanë mposhtur Majadahondan me rezultat të thellë 5-0 si mysafir.
Golat për madrilenët u realizuan nga Matheus Cunha 17′, Renan Lodi 26′, Luis Suarez 41′, Antoine Griezmann 67′ dhe Joao Felix 79′.
Me këtë fitore, Atletico i bashkohet skuadrave si Real Madrid e Barcelona duke kaluar në raundin tjetër të ‘Copa del Rey’.
Shorti për raundin tjetër do të hedhet ditën e nesërme (e premte), ndërkohë më poshtë i gjeni të gjitha skuadrat që kanë kaluar në raundin tjetër.
Real Madrid, Espanyol, Real Sociedad, Mallorca, Valencia, Barcelona, At. The Balearic Islands, Betis, Rayo Vallecano, Girona, Cádiz, Sporting de Gijón, Seville, Athletic, Atlético dhe Elche. /Lajmi.net/