Atletico, ‘guri’ në shtëpi

Atletico Madrid mund ta mbyll sezonin pa anjë humbje në shtëpi, pas duelit të së dielës ndaj Malagas. Los Colchoneros kanë regjistruar 15 fitore e 3 barazime në Vicente Calderon këtë sezon dhe janë pranë titullit.

Sport

11/05/2014 11:25

Një Vicente Calderon i rekordeve. Tempulli i Atletico Madridit nuk ka njohur humbje këtë sezon. Në fakt, Los Colchoneros nuk e kanë pësuar asnjë humbje në stadiumin e tyre këtë sezon në La Liga, duke regjistruar 15 fitore dhe 3 barazime.

Një gjë e tillë kjo skuadër nuk e kishte arritur nga sezoni 1982/83. Në rast se nuk pëson humbje as nga Malaga të dielën, atëherë Atletico do ta mbyllte sezonin i pamposhtur në shtëpi.

Në të vërtetë, ekipi madrilen është shumë afër ta fitojë titullin e kampionit në Spanjë, pasi gjendet tri pikë përpara Barcelonës, dy xhiro pa përfunduar sezoni.