Atleti kosovar, Ramadani, vazhdon përgatitjet për hedhjen e gjylës edhe në karantinë

Karantina nuk po e ndalon atletin kosovar që të vazhdojë përgatitjet e tij.

Sport

28/03/2020 21:01

Muhamet Ramadani, atleti që garon në hedhje të gjylës, nuk po e ka problem izolimin nga koronavirusi.

Stërvitjet e djaloshit kosovar nuk po ndalen, dhe ai tashmë ka kthyer kopshtin e tij në një palestër të stërvitjeve.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka publikuar një video ku shihet Ramadani duke hedhur gjylën, në kopshtin e shtëpisë së tij, përcjell lajmi.net.

Ramadani po respekton rregullat për distancë sociale, por kjo nuk e bën atë që të ndalet nga stërvitjet.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell videon e Ramadanit, teksa stërvitet për hedhjen e gjylës. /Lajmi.net/