Atleti indian kalon 100 metra në 9,55 sekonda, mposht rekordin e Usain Bolt

Një punëtor ndërtimi nga India dyshohet se ka mposhtur rekordin botëror të vrapimit në 100 metra distancë, me ndihmën e dy buajve.

Fun

17/02/2020 18:34

Srinivasa Gowda, 28 vjeç, nga Karntaka, jug-perëndim të Indisë, po merrte pjesë në Kambala – ku njerëzit kalojnë më shumë se 100 metra nëpër fusha orizi ndërsa mbajnë dy buaj, transmeton lajmi.net.

Atleti vendosi një rekord të ri prej 9.58 sekondash në 2009, por Gowda raportohet se i mbuloi 100 metrat e tij të parë në vetëm 9.55 sekonda.

Po ashtu, raportohet se punëtorit të ndërtimit iu deshën vetëm 13.62 sekonda për të mbuluar distancën totale prej 142.4 metrash.

Pas performancës së tij, të cilën e ndoqën qindra spektatorë, Gowda dyshohet se është thirrur në evnimente kombëtare.

“Njerëzit po më krahasojnë me Usain Bolt. Ai është një kampion bote, unë jam duke vrapuar vetëm në një fushë orizi”, tha ai. /Lajmi.net/