Aterrim me ylber (FOTO)

Një “Airbus A321” është ulur në aeroportin e Duesseldorf në Gjermani, mes erës së fortë pas një dite me shi.

Fun

10/05/2016 20:22

Pavarësisht vështirësisë që erdhi nga era, pasagjerët e avionit kanë mbetur të befasuar, kur nga dritarja e avionit kanë parë një ylber gjigant.

E pikërisht, avioni ka ndaluar në pikën e përfundimit të ylberit.

Fotot janë postuar nga Martin Bodgan, i cili është shprehur: “Një gjë të tillë nuk e kisha parë ndonjëherë. Ylberi ka qëndruar në qiell vetëm dy minuta. Pas uljes së avionit ai u zhduk”.