“Ata më thanë mua se Haaland 100 për qind do shkojë në Madrid”

Dy analistët Christian Vieri dhe Antonio Cassano biseduan në kanalin e tyre Twitch, lidhur me transferimet e reja të Real Madrid.

Sport

09/09/2021 13:20

Real Madrid është duke u përgatitur për epokën e re të “Galaktikëve” dhe në janar pritet të nënshkruajnë marrëveshje paraprake me Kylian Mbappe, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, Cassano beson që edhe Haaland verën tjetër do t’i bashkohet “Los Blancos”.

“Ata më thanë mua: “Kujdes, Bayern dëshiron ta transferojë Haaland’. Dhe pastaj që Madrid e do Lewandowski për disa vite, është e kuptueshme për mua”, tha Cassano.

Vieri pastaj u përgjigj: “Mirë, në dorën tjetër, ata më thanë mua se Haaland do shkojë në Madrid 100 për qind. Kështu më treguan, por nuk e di nëse është e vërtetë”, pastaj Cassano menjëherë reagoi: “E kam fjalën, Mbappe qaoo”.

Sidoqoftë, ende nuk dihet për objektivat e radhës të klubit madrilen./Lajmi.net/