Asteroidi që po “rrezikon” Tokën, ka madhësinë e Malit Everest

Një asteroid me masë afërsisht sa mali Everest po fluturon drejt Tokës dhe pritet të mbërrijë pranë nesh muajin që vjen.

Fun

04/03/2020 17:34

Shkencëtarët thonë se nuk ka shumë gjasa që ai të prekë Tokën por nëse diçka e tillë do të ndodhte pasojat do të përfshin të gjithë planetin.

Objekti i quajtur 52768 (1998 OR2), është 2 deri në 3 km i gjerë dhe do t’i afrohet për 6,300,000 kilometra planetit tonë, me shpejtësi 313 mijë km në orë.

Asteroidi është pikasur fillimisht nga NASA në 1998, dhe pasi është gjurmuar u zbulua se ka madhësi të mjaftueshme për të shkaktuar efekte globale në rast të një përplasjeje me tokën.

Fluturimi i tij do të ndodhë më 29 prill sipas qendrës së NASA-s për objektet e afërta. /Lajmi.net/