Asllani nën vëzhgim të gjigantëve evropian, Hoffenheim cakton çmimin
Fisnik Asllani vazhdon të jetë objekt interesimi i klubeve të mëdha evropiane për sezonin e ardhshëm të transferimeve. Sipas raportimeve më të fundit të mediave, Hoffenheim ka bërë të qartë se nuk do të negociojë për ofertat nën 50 milionë euro për kartonin e tij, duke e konsideruar Asllanin një prej asetet kryesore të skuadrës…
Sport
Fisnik Asllani vazhdon të jetë objekt interesimi i klubeve të mëdha evropiane për sezonin e ardhshëm të transferimeve. Sipas raportimeve më të fundit të mediave, Hoffenheim ka bërë të qartë se nuk do të negociojë për ofertat nën 50 milionë euro për kartonin e tij, duke e konsideruar Asllanin një prej asetet kryesore të skuadrës dhe duke rritur kështu çmimin e tij potencial në merkato.
Interesi për sulmuesin është i madh: Barcelona e sheh Asllanin si një opsion për t’u bërë zëvendësuesi i Robert Leëandoëskit, i cili pritet të largohet në verë, ndërsa Bayern Munich dhe disa klube nga Premier League gjithashtu janë të lidhur me emrin e tij. Këto lëvizje pasqyrojnë formën e mirë që kosovari ka shfaqur këtë sezon në Bundesliga dhe dëshirën e tij për të kaluar te një klub që luan në Champions League.
Pra, edhe pse Asllani ka kontratë të gjatë me Hoffenheim deri në vitin 2029 dhe klubi nuk do ta lëshojë lehtë, ai mbetet një prej emrave më të përfolur për verën e ardhshme në tregun e transferimeve.