Asllani i përfundon me sukses testet mjekësore te Interi

Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani ka përfunduar me sukses testet mjekësore te Interi.

Sport

29/06/2022 16:19

Asllani së shpejti do të zyrtarizohet si lojtari më i ri i ‘Nerazzurrëve’.

Ai gjatë ditës së sotme ka përfunduar me sukses testet e tij mjekësore me klubin italian, transmeton lajmi.net.

Shuma që Interi do të paguajë Empolit për mesfushorin është 14 milionë euro.

Mbetet të shihet se kur do ta zyrtarizojë ekipi nga Milani shqiptarin./Lajmi.net/