Askush si Grobarët
Serbia vazhdon të paraqet kundërshtim të vazhdueshëm në përpjekjet e Federatës së Futbollit të Kosovës për anëtarësi në asociacionet ndërkombëtare, presidenti i FFK’s, Fadil Vokrri me kënaqësi e kujton kohën që kaloi si futbollist në shtetin fqinj. Vokrri, ish numri 10 i Partizanit, gjatë një bisede për portalin Politika, ka lavdëruar tifozët ‘Grobari’ si një…

Sport
Serbia vazhdon të paraqet kundërshtim të vazhdueshëm në përpjekjet e Federatës së Futbollit të Kosovës për anëtarësi në asociacionet ndërkombëtare, presidenti i FFK’s, Fadil Vokrri me kënaqësi e kujton kohën që kaloi si futbollist në shtetin fqinj.
Vokrri, ish numri 10 i Partizanit, gjatë një bisede për portalin Politika, ka lavdëruar tifozët ‘Grobari’ si një prej grupeve më të mira të përkrahësve.
“Për mua tifozët e Partizanit, ashtu siç i kujtoj unë gjatë kohës sa isha në klub, gjithmonë ishin në mesin e më të mirëve, kurse më të mirët në territorin e ish Jugosllavisë. Shpeshherë kemi kaluar kohë së bashku afër stadiumit JNA, si dhe në shtëpitë tona”, deklaroi Vokrri i cili lavdëron kualitetin e lojës në fundin e viteve të 80’ta.
“Është vështirë të krahasohen mundësinë e tashme me kualitetet që dikush kishte ajo ligë”.
Tifozët e Partizanit e kujtojnë Vokrrin për numrin e madh të golave të realizuar, e mbi të gjitha për shënimin në stadiumin e Crvena Zvezda’s ku bardhezinjtë bënë rrugëtimin për në finalen e Kupës së Marshall Titos dhe fituan trofeun.
Pavarësisht asaj që ndodhi dhe shpërbërjes së Ish Jugosllavisë, Vokrri vazhdon të jetë përkrahës i Partizanit dhe ka thënë se i përcjell ndeshjet e ish skuadrës së tij.