As dje e as sot, vëllai i Jakup Krasniqit nuk arrin të takohet me të
Vëllai i Jakup Krasniqit, Daut Krasniqi, nuk ka arritur ta takojë as sot ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, ndonëse ka shkuar sërish pranë shtëpisë së tij në Prishtinë. Ai kishte tentuar ta takonte edhe një ditë më parë, por nuk kishte arritur të takohej me të. Madje, vëllai i Krasniqit kishte treguar se vajza e…
Lajme
Vëllai i Jakup Krasniqit, Daut Krasniqi, nuk ka arritur ta takojë as sot ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, ndonëse ka shkuar sërish pranë shtëpisë së tij në Prishtinë.
Ai kishte tentuar ta takonte edhe një ditë më parë, por nuk kishte arritur të takohej me të. Madje, vëllai i Krasniqit kishte treguar se vajza e tij i kishte kërkuar të mos zhvillonte një takim me ish-kryetarin e Kuvendit.
Edhe sot, ai ka qëndruar pranë shtëpisë së Krasniqit, por pa pasur mundësi ta takojë.
Jakup Krasniqi ndodhet në Kosovë që nga dita e djeshme, pasi është lejuar të vijë nga Haga për një vizitë familjare, e cila lidhet me gjendjen e rënduar shëndetësore të bashkëshortes së tij.
Ndërkohë, vizita e tij ka zgjuar interesim të madh të qytetarëve, të cilët janë mbledhur pranë shtëpisë së tij në Prishtinë. /Lajmi.net/