Çitaku pas takimit me Kurtin: Për Ligjin e Speciales s’kemi dallime në përmbajtje, vetëm në procedurë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ushtruesen e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku dhe ish-kreun e kësaj partie, Bedri Hamza. Takimi tanimë ka përfunduar. Pas këtij takimi u.d kryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku foli shkurt para mediave. Ajo deklaroi se nuk kanë asnjë dallim në përmbajtje, por vetëm në…

Lajme

19/11/2026 10:34

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ushtruesen e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku dhe ish-kreun e kësaj partie, Bedri Hamza.

Takimi tanimë ka përfunduar.

Pas këtij takimi u.d kryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku foli shkurt para mediave.

Ajo deklaroi se nuk kanë asnjë dallim në përmbajtje, por vetëm në procedura.

“Bashkë me kryetarin Hamza, me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kemi asnjë dallim në përmbajtje, dallimet i kemi ende vetëm në procedurë, diskutimet vazhdojnë, ju njoftoj më vonë”, tha ajo para gazetarëve.

E pyetur nëse Ligji për Specialen do të shkojë sot në Kuvend, ajo deklaroi shkurtimisht se beson që po.

Ndryshe, takimi u zhvillua në prag të rishqyrtimit në Kuvend të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar i kthyer në Kuvend nga presidentja./Lajmi.net/