Abdixhiku nuk përgjigjet për Ligjin e Speciales, largohet me nxitim drejt sallës së Kuvendit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shmangur prononcimin për media lidhur me qëndrimin e tij për Ligjin për Dhomat e Specializuara. I pyetur nga gazetarët për këtë çështje, Abdixhiku nuk ka dhënë përgjigje, por ka vazhduar me nxitim drejt sallës së Kuvendit të Kosovës. Kjo ka ndodhur ndonëse seanca plenare ende…
Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shmangur prononcimin për media lidhur me qëndrimin e tij për Ligjin për Dhomat e Specializuara.
I pyetur nga gazetarët për këtë çështje, Abdixhiku nuk ka dhënë përgjigje, por ka vazhduar me nxitim drejt sallës së Kuvendit të Kosovës.
Kjo ka ndodhur ndonëse seanca plenare ende nuk kishte filluar.
Qëndrimi i Abdixhikut për Ligjin për Specialen mbetet i padeklaruar para mediave. /Lajmi.net/