Arthur nuk dëshiron të kthehet në Barcelonë

Mesfushori brazilian, Arthur, duket se është i nevrikosur me skuadrën e Barcelonës.

Sport

28/06/2020 14:30

Arthur Melo është aktualisht në Torino, për përfundimin e testeve mjekësore te skuadra e Juventus.

Lojtari do të përfshihet në një marrëveshje ku Miralem Pjanic dhe 10 milionë euro kalojnë te Barcelona.

Por, sipas rapotimeve të medieve italiane, braziliani nuk dëshiron që të kthehet më në Barcelonë, as për pjesën e mbetur të sezonit, transmeton lajmi.net.

Lojtari më parë ishte shprehur se dëshiron qëndrimin në ‘Camp Nou’, por duket se injorimi i skuadrës ka bërë që ai të hidhërohet me katalanët.

Kujtojmë se Arthur u vlerësua me 70 milionë euro nga Barcelona, kurse Miralem Pjanic i Juventus me 60 milionë euro. /Lajmi.net/