Arthur gjithnjë e më afër Juventus

Barcelona dhe Juventus janë afër marrëveshjes për Arhtur.

Sport

24/05/2020 11:10

Arthur, së bashku me Miralem Pjanic, janë dy lojtarët që po gëzojnë vëmendje të madhe, derisa Barca e Juventus lidhen me një shkëmbim të mundshëm të lojtarëve.

Raportimet e fundit nga ‘Tuttosport’ bëjnë të ditur se braziliani aktualisht po stërvitet me rezervistët e Barcelonës dhe ai tashmë i ka thënë ‘Po’ Juventusit, transmeton lajmi.net.

Lojtari më parë ishte shprehur kundër çdo mundësie që të largohet nga ‘Camp Nou’, por futja në ekuacion e Miralem Pjanic mund të ketë ndryshuar qasjen e skuadrës.

Së fundmi lidhur me këtë është pyetur edhe Quique Setien, por ai ka refuzuar të jap ndonjë koment për të ardhmen e Arthur. /Lajmi.net/