Arteta për Saliban: Ai është përshtatur mirë, jemi të lumtur që e kemi në skuadër

Mikel Arteta ka folur në lidhje me William Saliban dhe mundësinë e mbajtjes së tij. Spanjolli ndër të tjera tha se lojtari është ambientuar mirë dhe janë të lumtur që e kanë në skuadër. “Ai është përmirësuar shumë. Mjafton ta shihni se si luan. Ne jemi të lumtur që e kemi në skuadër”, tha ndër…

Sport

21/07/2022 14:40

Mikel Arteta ka folur në lidhje me William Saliban dhe mundësinë e mbajtjes së tij.

Spanjolli ndër të tjera tha se lojtari është ambientuar mirë dhe janë të lumtur që e kanë në skuadër.

“Ai është përmirësuar shumë. Mjafton ta shihni se si luan. Ne jemi të lumtur që e kemi në skuadër”, tha ndër të tjera trajneri.

Ai po ashtu u pyet edhe për Lucas Torreiran, për të cilin u mjaftua të thotë se është ende pjesë e skuadrës.

“Ai është lojtari ynë”, përfundoi tekniku. /Lajmi.net/