Arteta lejon Aubameyang të kalojë te Barcelona

Vetëm një viti pasi rinovoi, Arsenal është gati ta largojë sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang.

Sport

16/08/2021 22:59

32-vjeçari ishte mungesë shkaku i sëmundjes në ndeshjen hapëse ndaj Bentfordit, transmeton lajmi.net.

Sipas The Times, 10 golat në edicionin e fundit dhe paraqitjet e dobëta, kanë ndikuar që gaboni të mos jetë më i paprekshëm.

Trajneri Mikel Arteta tani është duke konsideruar ta sakrifikojë kapitenin duke e ofruar te Barcelona në shkëmbim për mesfushorin Philippe Coutinho.

Braziliani nuk është në planet e Ronald Koeman, derisa ky i fundit ka kërkuar një sulmues, andaj marrëveshja shkëmbimi mund të realizohet./Lajmi.net/