Arsyeja pse Man City do ta mposhtë Leicesterin sonte
Manchester City do ta ketë edhe një test të vështirë përpara sigurimit të triumfit për herë të dytë radhazi në Premier Ligë.

Sport
‘Qytetarët’ do përballen me Leicester në ‘Etihad Stadium’, me ndeshjen që luhet sonte nga ora 21:00.
Ekipi i Pep Guardiolas me një ndeshje më pak, është dy pikë prapa Liverpoolit, që realizoi fitore të vështirë 2-3 në udhëtim te Newcastle, transmeton lajmi.net.
Por një teori që po qarkullon në rrjete sociale është bindëse se City do fitojë pa ndonjë problem ndaj skuadrës së Brendan Rodgers.
Manchester City bleu anësorin Riyad Mahrez në vitin 2018 për 60 milionë funte.
Në kontratën e nënshkruar nga algjeriani nënkuptohej se në rast triumfi të Cityt në kampionat këtë sezon, Leicesteri do fitonte 5 milionë funte bonus.
‘Cityzens’ në rast fitoreje sot, do ta ketë edhe një ndeshje si mysafir i Brighton. /Lajmi.net/