Arsenali vazhdon interesimin për Trippier
Skuadra angleze po synon të përforcohet edhe më shumë.
Sport
Arsenal ka bërë disa transferime gjatë kësaj vere dhe ka shpenzuar mbi 150 milionë euro në merkato, transmeton lajmi.net.
Megjithatë ‘Topçinjtë’ nuk e kanë ndërmend të ndalen pasi po kërkojnë edhe blerjen e Kieran Trippier
Sipas ‘The Sun’, ekipi anglez po e kërkon me ngulm transferimin e futbollistit të Atletico Madridit.
Megjithatë problem mbetet shuma e lartë që po kërkon ekipi spanjoll, 40 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet.
Dëshira e 30-vjeçarit është të rikthehet në Angli dhe palët janë optimiste për të gjetur një akord gjatë ditëve në vijim. /Lajmi.net/