Arsenali, të interesuar për Lisandro Martinez
Arsenali ka shprehur interesim për mbrojtësin qendror, Lisandro Martinez.
Sport
Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, “topçinjtë” ofrojnë hiç më pak sesa 45 milionë euro, transmeton lajmi.net.
Ish-kampionët anglezë janë ende duke çaluar në aspektin defanziv, pasi transferimet që i bëri në të kaluarën nuk arritën ta plotësonin boshllëkun në këtë repart.
Mediumet e tjera angleze shkojnë aq larg saqë pohojnë se palët kanë arritur marrëveshje në mes vete dhe ka mbetur vetëm hedhja e firmës së lojtarit.
Në rast transferimi, ky do të ishte blerja e tretë për “The Gunners”, pas Marquinhos dhe Fabio Vieras. /Lajmi.net/