Arsenali rrëzon Liverpoolin
Arsenali e mposhti Liverpoolin 2:1 dhe e eliminoi në rrethin e pestë në FA Cup, duke ia siguruar vetes kualifikimin në qerekfinale në ballafaqimin e radhës kundër Evertonit. Skuadra londineze iu hakmor mysafirëve për humbjen 5:1 në fundjavën e shkuar në Anfield në kuadër të Premierligës. Alex Oxlade-Chamberlain kaloi Arsenalin në epërsi me golin e…
Sport
Arsenali e mposhti Liverpoolin 2:1 dhe e eliminoi në rrethin e pestë në FA Cup, duke ia siguruar vetes kualifikimin në qerekfinale në ballafaqimin e radhës kundër Evertonit.
Skuadra londineze iu hakmor mysafirëve për humbjen 5:1 në fundjavën e shkuar në Anfield në kuadër të Premierligës.
Alex Oxlade-Chamberlain kaloi Arsenalin në epërsi me golin e tij në minutën e 16’të. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të vendasve. Por, ekipi i menaxherit Arsene Wenger e dyfishoi epërsinë pas intervalit nëpërmjet sulmuesit gjerman Lukas Podolski.
Por, i njëjti futbollist e faulloi Luis Suarezin në zonë, duke shkaktuar penallti, të cilën e konkretizoi Steven Gerrard që riktheu Liverpoolin në lojë.
Reds luftuan deri në fund të kërkim të golit të barazimit, por Arsenali rezistoi dhe siguroi kualifikimin tutje ku do të takohen me Evertonin.