Arsenali preferon Tielemans para Savic

Arsenali preferon më shumë Youri Tielemans sesa Sergei Milinkovic-Savic si opsion për mesfushën.

Sport

07/07/2022 15:18

Belgu kushton shumë më lirë sesa serbi dhe për më tepër është një njohje e vjetër për londinezët.

“Topçinjtë” janë duke e përcjellë prej kohësh lojtarin që pati sezone briliante me “Dhelprat”
Raportimet nga Londra shkojnë edhe më larg, teksa thuhet se vetë lojtari belg është dakord për një kalim në “Emirates Stadium”.

Mbetet të shihet se si do të përfundojë e tërë kjo situatë.

Në garë për Tielemans është edhe Manchester United. /Lajmi.net/