Arsenali kthen sytë kah Gnabry
Arsenali tashmë po interesohet për Serge Gnabry.
Sport
Pas dështimit të transferimit të Raphinhas, “topçinjtë” e kanë ndërruar menjëherë objektivin, transmeton lajmi.net.
Vlera aktuale e lojtarit në treg është afro 60 milionë funte. Me shitjen e disa futbollistëve, londinezët nuk do ta kenë të vështirë arritjen e kësaj shifre.
Gnabry ka kontratë me Bayern Munich deri në vitin 2023 dhe, për të mos e lënë që të largohet i lirë vitin e ardhshëm, bavarezët mund të pajtohen që ta shesin këtë verë. /Lajmi.net/