Arsenali fiton me mesfushë
Arsenali u shkëput në krye të Premierligës pas fitores së thellë 4-1 ndaj Norwich Cityt në kuadër të xhiros së tetë. Gjiganti londinez dominoi përballjen dhe fitoi me gola të mesfushorëve. Jack Wilshere e kaloi Arsenalin në epërsi në minutën e 18-të kur shënoi pas një aksioni fantastik me kombinime të shpejta, Mesut Ozil e…

Sport
Arsenali u shkëput në krye të Premierligës pas fitores së thellë 4-1 ndaj Norwich Cityt në kuadër të xhiros së tetë. Gjiganti londinez dominoi përballjen dhe fitoi me gola të mesfushorëve.
Jack Wilshere e kaloi Arsenalin në epërsi në minutën e 18-të kur shënoi pas një aksioni fantastik me kombinime të shpejta, Mesut Ozil e dyfishoi avantazhin pak para një ore lojë, kurse Jonathan Howson realizoi për mysafirët në minutën e 70-të.
Arsenali reagoi shpejt duke shënuar dy herë në minutat 83 dhe 88 nëpërmjet Aaron Ramseyt dhe Ozilit për të dalë i vetëm në krye të tabelës me 19 pikë, dy më tepër se Chelsea dhe Liverpool që e ndjekin me 17.