Arsenali drejt goditjes tjetër në merkato – afër marrëveshjes me Lisandro Martinez

Arsenali është shumë afër të nënshkruajë me mbrojtësin e Ajax, Lisandro Martinez.

Sport

18/06/2022 09:21

Sipas asaj që bën të ditur David Ornstein, “topçinjtë” janë shumë afër që të arrijnë marrëveshje me lojtarin i cili luan si qendërmbrojtës, transmeton lajmi.net.

Ardhja eventuale e Martinez do të nënkuptonte largim i disa prej mbrojtësve në atë pozitë. Si më të predispozuar për t’u larguar janë Rob Holding dhe Pablo Mari, pasi ky repart do të “mbipopullohej”.

Oferta e parë e “The Gunners” në drejtim të Ajaxit është 30 milionë euro e cila pritet të pranohet shumë shpejt.

E veçanta e argjentinasit është se mund të luajë edhe në pozita të tjera, si mbrojtës i djathtë apo mesfushor defanziv. /Lajmi.net/