Arsenali dërgon ofertë për Edon Zhegrovën

Arsenali ia ka nisur një ofertë skuadrës së Lille për sulmuesin kosovar, Edon Zhegrova.

Sport

06/07/2022 23:12

Të paktën kështu raporton gazetari Arlind Sadiku që thotë se londinezët janë impresionuar nga paraqitjet e anësorit në këtë sezon.

Ende nuk dihet se sa para iu janë ofruar ish-kampionit francez, transmeton lajmi.net.

Lojtari luan në të dy krahët e sulmit, një element ky që duket se është pëlqyer nga “topçinjtë”.

Mbetet të shihet nëse lojtari do t’i bashkohet Granit Xhakës, apo do të vijojë te Lille. /Lajmi.net/